Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنَّا لَا نَدْرِي أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَنْ فِي الْأَرْضِ أَمْ أَرَادَ بِهِمْ رَبُّهُمْ رَشَدًا
dhe ne nuk dimë, se e keqja i qëllimohet atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë në rrugë të mirë, (10)
“Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” -
Duhej të ndodhte patjetër diçka e madhe, sepse ata vërejtën një ndryshim të pazakontë, që tregonte se Allahu i Lartësuar dëshironte diçka për banorët e Tokës. Në fjalët e tyre tregohet edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ata nuk e lidhën të keqen drejtpërdrejt me Allahun, por thanë: “...a është për qëllim ndonjë e keqe...”. Ndërsa kur folën për të mirën, thanë: “...apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë”.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë