Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 11

وَأَنَّا مِنَّا الصَّالِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ كُنَّا طَرَائِقَ قِدَدًا 11 ١١

e midis nesh ka të mirë dhe ka që nuk janë të mirë, ka prej nesh kategori të ndryshme, (grupe të përçara); (11)

Tefsiri

“Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” -

Ka të mirë, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sinqeritet dhe sipas porosive të Zotit dhe të Profetit. Por ka edhe të tjerë, që i shkelin kufijtë e Zotit, bëjnë krime dhe shkatërrime dhe mohojnë Zotin. Pra, janë grupacione të shumta dhe të ndryshme. Çdo grupacion i gëzohet asaj që beson, pa dije dhe pa argument të qartë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë