Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 17

لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَنْ يُعْرِضْ عَنْ ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا 17 ١٧

për t’i vënë me këtë në sprovë ata; e kushdo që largohet nga të përkujtuarit Zotin e tij, Zoti atë ia nënshtron dënimit të ashpër. (17)

Tefsiri

...për t’i sprovuar me të. -

Veç të tjerash, me mirësitë që dhuron, Allahu i Lartësuar kërkon t’i provojë njerëzit, që të dallojë mirënjohësit nga mohuesit e mirësive, të sinqertët në adhurim nga hipokritët, që synojnë mirësitë vetëm të kësaj dynjaje.

Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme. -

Kujtimi është Kur'ani. Pra, ai që ia kthen shpinën Kur'anit, duke mos e besuar dhe duke mos iu nënshtruar udhëzimeve të tij, që tregohet mospërfillës dhe tallet me të, ky ka për t’u hedhur në një ndëshkim, që Allahu i Lartësuar e ka përshkruar si ŝa’adâ - të ashpër, të padurueshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë