Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا بَلَاغًا مِنَ اللَّهِ وَرِسَالَاتِهِ ۚ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا
(Unë s’kam tjetër funksion) përveç që t’ua predikojë atë që vjen nga Perëndia dhe të dërguarit e Tij”. E, ai që s’dëgjon Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij, atë e pret zjarri i skëterrës, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. – (23)
Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim. -
Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur'anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë