Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا مَنِ ارْتَضَىٰ مِنْ رَسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا
përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt) (27)
Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron. -
Allahu i Lartësuar u zbuloi profetëve prej të fshehtës aq sa e vendosi urtësia e Tij që t’u zbulonte. Ai u tregoi çdo gjë të nevojshme për njerëzimin. Ai i veçoi ata me këtë dhunti, sepse ata nuk ishin si të tjerët. Allahu i Lartësuar u dha një ndihmë të madhe në të gjitha aspektet dhe u siguroi një mbrojtje të veçantë në drejtim të ruajtjes së Shpalljes. Ai krijoi çdo lehtësi të nevojshme, që ata ta transmetonin qartë dhe saktë Shpalljen e Tij. Shejtani e kishte të pamundur që t’i turbullonte dhe devijonte këta të përzgjedhur. Ai nuk mund të bënte që ata të shtonin apo të pakësonin diçka nga Shpallja e të Madhëruarit, i Cili thotë:Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij... –
Roje që, me urdhrin e Allahut të Lartësuar, e mbrojnë nga çdo ndikim dhe pengesë e të Mallkuarit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë