Sureja El-Muddethir (I Mbulueshmi — المدثر) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




74 El-Muddethir(المدثر), Ajet 46

وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ 46 ٤٦

dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit, (46)

Tefsiri

“Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit,...” -

Ky është përfundimi i angazhimit me të kotën dhe i shpërfilljes së të vërtetës e porosive të Zotit. Mohimi i të vërtetës, sidomos për Ditën e Gjykimit, atëherë kur Zoti do t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre, është shkaku i dëshpërimit dhe i ndëshkimit të përjetshëm. Atë ditë, krijesave do t’u shfaqet i qartë dhe i plotë pushteti dhe mbretërimi i Allahut. Atë ditë do të duket gjykimi i Tij i drejtë dhe i urtë për gjithçka dhe për gjithkënd.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë