Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
“Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz), (31)
Por ai
(mosbesimtari)nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën, e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk! -
Ata nuk besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e Tij për mirë dhe për keq. Gjithashtu, ata nuk falin namazin, por e konsiderojnë gënjeshtër gjithçka që duhej të besohej dhe u kthejnë shpinën urdhrave e ndalesave të Zotit. Kjo kategori njerëzish nuk kanë drojë nga Zoti i tyre. Ata kthehen në familje të pashqetësuar nga ajo që i pret, siç është qëndrimi para Zotit dhe llogaria e vështirë. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë