Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِذَا بَرِقَ الْبَصَرُ
Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika (7)
Kur shikimi të tmerrohet… -
Kur të ndodhë Kijameti, shikimet do të ngrijnë nga tmerri, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.”. [Ibrahim 42, 43].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë