Sureja El-Insan (Njeriu — الإنسان) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




76 El-Insan(الإنسان), Ajet 24

فَاصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ آثِمًا أَوْ كَفُورًا 24 ٢٤

Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët! (24)

Tefsiri

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre. –

Kuptimi: Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit mbi fatin tënd, dhe kurrë mos ji i pakënaqur me të. Po ashtu, bëhu i durueshëm edhe ndaj gjykimit të Zotit në ligjet e Tij, duke i vënë në zbatim ato dhe duke jetuar sipas tyre. Mos lejo asgjë e asnjë të të pengojë në këtë rrugë. Mos iu bind të zhyturve në gjynahe dhe në mosbesim. Bindja ndaj gjynahqarëve e mohuesve do të të çojë patjetër në gjynahe dhe kalim kufijsh, sepse ata urdhërojnë veçse për gjëra që ua kërkon epshi i tyre pa fre. Duke qenë se, për të qenë i durueshëm dhe i qëndrueshëm të ndihmon adhurimi i Zotit dhe shtimi i kujtimit të Tij, në vijim thuhet:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë