Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
نَحْنُ خَلَقْنَاهُمْ وَشَدَدْنَا أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَا أَمْثَالَهُمْ تَبْدِيلًا
Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre). (28)
Ne i krijuam at
a (njerëzit)dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre. -
Është Allahu i Lartësuar Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë nga hiçi. Përveç kësaj, Ai e përkreu krijimin e tyre, duke i pajisur me nerva e damarë, me organe të jashtme e të brendshme, derisa u plotësua çdo gjë. Allahu i Lartësuar e bëri trupin e njeriut në mënyrë të tillë që ai të plotësojë nevojat e veta. Atëherë, Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë në këtë formë, Ai është i Plotpushtetshëm që t’i ringjallë ata sërish pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer. Ai i Cili i solli në këtë jetë, për të kaluar këtë fazë, nuk ka se si t’i lërë të braktisur, pa i urdhëruar e pa i ndaluar, pa i shpërblyer dhe pa i ndëshkuar, për atë që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata me një krijim të ri. –
Kuptimi: Do t’ju ringjallim, për t’ju dhënë një jetë tjetër. Do t’ju ringjallim të gjithëve, pa përjashtim, me një krijim të ri.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë