Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ وَأَسْقَيْنَاكُمْ مَاءً فُرَاتًا
dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? – (27)
A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?! -
Allahu i Madhëruar i vendosi malet në tokë, me qëllim që ajo të jetë e qëndrueshme. Që toka të mos lëvizë bashkë me banorët e saj, i Madhëruari e forcoi atë me male të forta, të larta dhe të gjëra.A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?! –
Ju kemi dhënë ujë të ëmbël, të pijshëm e të këndshëm, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!” [Uakia 68 – 70].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë