Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ مَآبًا
Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, do ta marr strehimin te Zoti i vet. (39)
Ajo është Dita e vërtetë... -
Atë ditë, e kota nuk mund të shitet dhe të pranohet si e drejtë dhe gënjeshtra nuk bën më dobi. Pasi paralajmëroi dhe përgëzoi në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar thotë:...Prandaj, kush dëshiron, le t’i kthehet rrugës për te Zoti i vet. –
Pra, ai që dëshiron të shpëtojë atë ditë, le të bëjë vepra të mira, që të jenë shpresë dhe shpëtim për të, sepse atë ditë nuk të sjell dobi dhe shpëtim asgjë, përveç veprave të mira, sipas besimit të drejtë të rrëfyer nga të dërguarit e Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë