Sureja En-Naziat (Të Shkulurit — النازعات) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




79 En-Naziat(النازعات), Ajet 40

وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَىٰ 40 ٤٠

Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet, (40)

Tefsiri

E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë,...-

Këta fatlumë karakterizohen nga dy cilësi:

1 Ata i druhen qëndrimit para Zotit të tyre për të dhënë llogari dhe për t’u shpërblyer me drejtësi për veprat e bëra. Nga dija e tyre e saktë dhe e sigurt ka ardhur frikërespekti ndaj Zotit. Për këtë shkak, ata plotësojnë edhe cilësinë e dytë:

2 Ata e ndalojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe shkelja e kufijve të Zotit. Dëshirat e shfrenuara e shtyjnë njeriun të shkelë kufijtë e Zotit dhe të mos zbatojë urdhrat e Tij. Por këta të zgjedhur i nënshtrojnë dëshirat e tyre për të ndjekur porositë e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata luftojnë me vetveten dhe nuk i binden asaj për të shkelur urdhrat e Tij. Për këta të lumtur është një premtim i mrekullueshëm:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë