Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 10)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Perëndia e bëri këtë vetëm sihariq, që të qetësohen zemrat tuaja me të. E ndihma është vetëm nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (10)
Tefsiri
Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë