Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمُ الْأَدْبَارَ
O besimtarë, kur të ndesheni me mohues, e duke qenë ata shumë, mos ua ktheni shpinën! (15)
Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq. -
Kjo tregon se dezertimi nga lufta pa arsye të pranueshme nga Sheriati konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha. Këtë e përforcojnë edhe hadithet e shumta të sakta nga Profeti a.s. Edhe këtu është sjellë një kërcënim i ashpër për ata që bien në këtë gjynah të rëndë. Megjithatë, duhet kuptuar se ajeti nuk qorton ata që bëjnë lëvizje ose tërheqje strategjike në fushëbetejë, për një luftë sa më efikase dhe për të dëmtuar sa më shumë armiqtë e Zotit. Kjo nuk bëhet për t’ia mbathur dhe për t’iu shmangur luftës, por ndoshta për të gjetur një pozicion më të volitshëm, për ta futur në kurth armikun ose për ndonjë qëllim tjetër strategjik. Edhe lëvizja për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër luftëtarësh muslimanë është e lejueshme, përderisa ndihmon në arritjen e qëllimit të luftës. Nëse këto lëvizje bëhen brenda kampit të muslimanëve, është e qartë se janë të lejueshme. Gjithashtu, ato janë të lejueshme edhe kur një grup muslimanësh gjendet jashtë kampit ose fushëbetejës, dhe ndodh që beteja ka përfunduar me humbjen e muslimanëve.Kur armiku po afrohej dhe ushtritë dolën përballë njëra-tjetrës, Profeti a.s. u ngrit dhe filloi t’u fliste sahabëve, duke ua bërë të qartë se fitorja do të zbriste nëse tregoheshin të qëndrueshëm dhe të duruar. Ai i përgëzoi se, nëse ata do të plotësonin këto kushte, do të korrnin fitoren e afërt dhe do të merrnin shpërblimin e amshuar, të premtuar. Ai u tregoi se Allahu i Lartësuar u kishte premtuar Xhenetin atyre që vriteshin në rrugën e Tij. Kur dëgjoi këto premtime, Umejr Ibn Humami tha: “O i Dërguari i Allahut! E ke fjalën për xhenetet, hapësira e së cilëve është sa qiejt dhe toka?” – “Po” – u përgjigj ai. Umejri tha: “bukur, bukur, o i Dërguari i Allahut.” Profeti a.s. i tha: “Pse e thua këtë fjalë?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk e thashë për gjë, por ngaqë shpresoj të jem prej banorëve të tij.” Profeti a.s. ia ktheu: “Padyshim, ti je një prej tyre.” Atëherë Umejri nxori disa hurma arabe të thata nga trasta e tij dhe filloi t’i hante. Pastaj tha: “Nëse jetoj derisa të mbaroj së ngrëni këto hurma, për Zotin, kjo do të ishte kohë shumë e gjatë pritjeje.” I flaku ato pak hurma dhe u fut në luftë. Atje luftoi, derisa u vra. Ai qe i vrari i parë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë