Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun në formën (hrmoninë) më të bukur, (4)
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. -
Allahu i Lartësuar e bëri njeriun një krijim të plotë e të bukur, me gjymtyrë të përshtatshme, me një trup të qëndrueshëm, të cilit i është mundësuar çdo gjë për të cilën ka nevojë, qoftë në aspektin e jashtëm të dukshëm, qoftë në aspektin e brendshëm. Por me gjithë këto mirësi, të cilat Zoti i ka ofruar njerëzve, shumica e tyre nuk i shprehin Atij mirënjohjen, ashtu sikurse do duhej të vepronin. Ata janë të angazhuar në dëfrime dhe përjetimet mashtruese të kësaj jete dhe pranojnë që të bien në nivelet më të ulëta. Ata merren me gjëra të poshtra, që përlyejnë dhe prishin moralin dhe vlerat me të cilat Zoti i ka urdhëruar që të pajisen. Prandaj edhe i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë