Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 23

وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْرًا لَأَسْمَعَهُمْ ۖ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُونَ 23 ٢٣

Sikur Perëndia të dijë ndonjë të mirë të tyre, Ai do t’u jepte të dëgjuarit; por, edhe sikur ta kenë, ata do të shmangen dhe do të largohen nga besimi. (23)

Tefsiri
Nëse Allahu do të kishte parë tek ata ndonjë të mirë, do t’i kishte bërë , vërtet të dëgjonin. Por edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të sprapseshin dhe do të kundërshtonin. -

Edhe sikur të dëgjonin, ata përsëri nuk do të bindeshin, por do të kundërshtonin, madje as nuk do t’ia hidhin sytë të vërtetës. Kjo tregon që Allahu i Madhëruar privon nga e mira e besimit veç ata tek të cilët nuk ka asnjë shenjë mirësie e që nuk e meritojnë aspak këtë dhuratë. Allahu është absolutisht i Urtë në këtë përzgjedhje dhe vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë