Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ فَسَيُنْفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ
Me të vërtetë, mohuesit e ndajnë (shpenzojnë) pasurinë e tyre, për t’i penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë. Ata do ta ndajnë atë (pasuri), e pastaj do ta ankojnë atë humbje, sepse, do të jenë të mundur. E, ata që nuk besojnë, do të tubohen në xhehennem, (36)
Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. -
Jobesimtarët investojnë pasurinë e tyre, që e vërteta të paraqitet si e kotë dhe që e kota të forcohet dhe të përhapet sa më tepër. Ata përpiqen të pengojnë njësimin e Rahmanit në adhurim. Ata luftojnë që të triumfojë dhe të përhapen besëtytnitë e idhujtaria.Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; ... -
Ata do ta shpenzojnë pasurinë, madje me lehtësi, sepse janë shumë të përkushtuar ndaj së kotës dhe e urrejnë shumë të vërtetën, por kjo sakrificë do t’ju sjellë veç dëshpërim, poshtërim dhe përçmim....por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; -
Ata do të mposhten, pa arritur qëllimin pse e shpenzojnë gjithë atë pasuri. Kështu, iu ikën pasuria dhe iluzionet e tyre. E vetmja gjë që fitojnë është ndëshkimi i ashpër i Allahut të Lartësuar. Duke treguar përfundimin e dëshpëruar të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë