Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 39

وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّهِ ۚ فَإِنِ انْتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 39 ٣٩

Dhe luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë. E, nëse frenohen prej mohimit, - Perëndia i sheh punët e tyre; (39)

Tefsiri

Luftojini ata, derisa të mos ketë më

(fitne)

idhujtari... -

Fjala ‘fitne’nënkupton idhujtarinë dhe veprën e pengimit të njerëzve nga rruga e Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Luftojini ata, derisa të mos ketë më idhujtari dhe njerëzit të lihen të lirë të besojnë, të udhëzohen në rrugën e Allahut dhe t’u nënshtrohen ligjeve të Islamit. I Lartësuari thotë:

...dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. -

Ky është qëllimi final i luftës kundër armiqëve të fesë, që në dy pika do të përkufizohej:

1 Të ruhet e mbrohet feja e Allahut nga intrigat dhe e keqja e jobesimtarëve.

2 Të përhapet me besnikëri e korrektësi feja e Allahut, sepse ky është qëllimi i krijimit të njerëzimit, derisa kjo fe e drejtë të lartësohet mbi të gjitha besimet e tjera, që janë të kota dhe të pabaza.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë