Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




8 El-Enfal(الأنفال), Ajet 43

إِذْ يُرِيكَهُمُ اللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلًا ۖ وَلَوْ أَرَاكَهُمْ كَثِيرًا لَفَشِلْتُمْ وَلَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ سَلَّمَ ۗ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 43 ٤٣

(Kujtoje) kur Perëndia në ëndërr të tregoi se ata (armiqët) janë pak, e sikur të tregonte që ata janë shumë, ju do të frikësoheshit dhe do të grindeshit për këtë çështje, por Perëndia ju shpëtoi. Ai di se çka keni në zemrat tuaja. (43)

Tefsiri

Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak. -

Allahu i Madhëruar ia paraqiti idhujtarët në ëndërr Profetit të Tij sikur qenë të pakët në numër. Profeti (a.s)i përgëzoi për këtë sahabët, zemrat e të cilëve u qetësuan. Nëse do të ndodhte ndryshe:Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi. -

Ju do të përçaheshit, sepse disa do ta dëshironin luftën e disa të tjerë jo, e kështu do të dështonit. Por ishte Allahu i Madhërishëm që, me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, ju shpëtoi nga përçarja dhe dështimi.

Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat. -

Në zemër fshihen trimëria e guximi, por edhe frika dhe hezitimi, fshihet sinqeriteti, por edhe hipokrizia. Allahu i Madhërishëm është Ai që vështron dhe di gjithçka që fsheh zemra. Allahu i Madhëruar vështroi në zemrat e besimtarëve diçka, që u bë shkak që Ai t’i mëshironte dhe t’i trajtonte me butësinë dhe bamirësinë e Tij të gjerë e të paanë. Ai e bëri realitet ëndrrën e të Dërguarit të Tij të sinqertë, duke bërë që në sytë e besimtarëve, armiqtë të dukeshin pak:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë