Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُوا ۙ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ
E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit. (50)
E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, -
Flitet për melekët të cilët janë ngarkuar për t’u shkulur me forcë shpirtin mohuesve të Zotit, në çastin e vdekjes. Ata janë shumë të frikshëm. Në këtë moment, jobesimtarët janë totalisht të tmerruar, aq sa gjendja e tyre nuk mund të shpjegohet me fjalë.Ata i godasin në fytyrë dhe në shpinë
(duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” -
Melekët e godasin jobesimtarin me ashpërsi, duke i bërtitur: "Nxirre jashtë shpirtin!" Por shpirti nuk do të dalë, sepse ka frikë, pasi e di mirë për ndëshkimin e dhimbshëm që e pret më pas. Melekët i thonë: “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” Ky është një ndëshkim i rëndë dhe tepër i dhimbshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë