Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ يُرِيدُوا أَنْ يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّهُ ۚ هُوَ الَّذِي أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ
E, nëse dëshirojnë të të mashtrojnë ty, - me të vërtetë, të mjafton Perëndia; Ai të ka forcuar, me ndihmën e Tij dhe me besimtarë, (62)
Po nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. -
Allahu i Lartësuar të mjafton për të të mbrojtur nga çdo gjë e ligë. Është i Madhërishmi Ai që përkujdeset për çdo gjë që të sjell dobi dhe është e rëndësishme për ty. Allahu i Lartësuar të ka dhënë shumë shembuj tashmë se ndihma e Tij është mëse e mjaftueshme për ty, prandaj mbaje zemrën të qetë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa raste kur mbështeti Profetin e Tij.Ai të ka fuqizuar ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët. -
Ndihma më e madhe që Allahu i Lartësuar i dha Profetit ishte ndihma qiellore, para së cilës asgjë nuk mund të qëndrojë dhe, aq më pak, ta mposhtë. Pastaj vjen ndihma tokësore, përmes besimtarëve të shumtë, të cilët ndihmuan dhe mbështetën rrugën e Profetit a.s. Por që besimtarët të jenë një forcë ndikuese në mbështetje të fesë së Allahut, ata duhet të jenë të bashkuar, prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë