Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَسْبُكَ اللَّهُ وَمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
O Pejgamber! Perëndia të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë. (64)
O Profet! Allahu të mjafton ty dhe u mjafton besimtarëve që të pasojnë ty. -
Allahu i Lartësuar të mjafton ty, o i Dërguar, dhe po kështu edhe besimtarëve, që pasojnë rrugën tënde. Ky është një premtim që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të cilët pasojnë Profetin e Tij. Allahu premton për mbështetje, ndihmë dhe fitore kundër armiqve. Por nga ajeti kuptojmë edhe sekretin e realizimit të këtij premtimi. Së pari, është besimi i vërtetë dhe i sinqertë dhe, së dyti, pasimi rigoroz i rrugës së Profetit a.s. Kështu, besimtari i vërtetë, që pason rrugën dhe traditën e Profetit (a.s)ka premtimin se Allahu i Lartësuar do t’i mjaftojë si ndihmë dhe mbështetje në çdo çështje, qofshin ato fetare apo jofetare. Kjo ndihmë cenohet dhe pakësohet sa herë që cenohet dhe pakësohet kushti i saj, që është besimi i pastër dhe pasimi i Sunetit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë