Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَوْلَا كِتَابٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Të mos ishte dispozita e mëparshme e Perëndisë, do t’ju godiste mundimi i madh – për atë që keni marrë. (68)
Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë
(shpërblesën)që morët. -
Allahu i Lartësuar ia bëri të lejuar Profetit dhe të gjithë umetit përfitimin prej plaçkës së luftës. Por në rastin në fjalë, marrja e kompensimit të robërve do të ishte veprim i gabuar dhe i dënueshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që morët.’ Prandaj vjen edhe një hadith, që thotë: “Nëse në Betejën e Bedrit do të zbriste ndonjë ndëshkim, askush nuk do të shpëtonte, përveç Umerit.”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë