Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ الشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ وَيُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُحِقَّ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَيَقْطَعَ دَابِرَ الْكَافِرِينَ
(Kujtoje) kur Perëndia ju premtoi njërën prej dy grupeve, që me ët vërtetë, ajo të jetë e juaja. E ju dëshiruat që ajo e paarmatosura të jetë e juaja; e Perëndia dëshiron ta forcojë të vërtetën me fjalë të Tij dhe mohuesve t’u zhdukë rrënjët, (7)
Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit... -
Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit....por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,... -
Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë