Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُ يَزَّكَّىٰ
E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet (nga mëkatet), (3)
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai dëshiron të pastrohet,... –
Domethënë, ky që po të vjen, i verbëri varfanjak, kërkon që të pastrohet nga cilësitë e këqija dhe të stoliset me cilësitë e mira, në të cilat të udhëzon fjala e Zotit dhe e Profetit të Tij. Për këtë arsye, një njeri i tillë duhet respektuar dhe trajtuar me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Ndaj tij nuk duhet treguar asnjë shenjë pakënaqësie, qoftë edhe me mimikë, edhe kur kërkuesi i dijes nuk e vë re një gjë të tillë. Njerëz të tillë, kur mësojnë diçka të re nga Allahu dhe Profeti (a.s.), përfitojnë prej saj dhe punojnë me të. Në këtë mënyrë, ata pastrohen dhe ngrihen më lart në grada, siç thotë i Lartësuari:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë