Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ
Të ndershmit, me të vërtetë, do të gjenden në xhennet, (13)
Me të vërtetë, vepërmirët do jenë
(të lumtur)në mirësi të shumta. -
Vepërmirë (el ebrar) janë ata që përpiqen dhe punojnë sinqerisht për të përmbushur detyrimet ndaj të Madhëruarit dhe janë të kujdesshëm në plotësimin e detyrimeve ndaj krijesave, duke iu ruajtur çdo lloj padrejtësie ndaj tyre. Këta janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në vepra të mira, qofshin ato të dukshme, qofshin të fshehura në zemrat e tyre. Shpërblimi i këtyre fatlumëve është lumturia dhe kënaqësia e shpirtit dhe e trupit në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, pranë Zotit të tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë