Sureja El-Mutaffifin (Mashtruesit — المطففين) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




83 El-Mutaffifin(المطففين), Ajet 29

إِنَّ الَّذِينَ أَجْرَمُوا كَانُوا مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا يَضْحَكُونَ 29 ٢٩

Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin; (29)

Tefsiri
Pasi foli për shpërblimin e muxhrimin-ëve dhe atë të mu’minin-ëve, Allahu i Lartësuar tregon shkaqet e këtij dallimi mes tyre:

Vërtet, zullumqarët talleshin me besimtarët, sepse kur kalonin pranë tyre, ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. -

Në jetën e dynjasë, kriminelët gjynahtarë talleshin me besimtarët dhe i përqeshnin ata me fjalë dhe me veprime. Kur besimtarët kalonin pranë tyre, ata i shihnin me qesëndi dhe i përqeshnin duke i bërë shenja fyese njëri-tjetrit. Megjithëse kjo ishte një vepër shumë e fëlliqur, ata ndiheshin të qetë, pa asnjë lloj ndjenje faji:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë