Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأُخْرَىٰ لَمْ تَقْدِرُوا عَلَيْهَا قَدْ أَحَاطَ اللَّهُ بِهَا ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا
dhe (ju ka premtuar) tjetrën (fitore), të cilën nuk keni qenë në gjendje ta fitoni, - por Perëndia, me dispozitën e Vet, e ka përmbledhë atë për ju, sepse, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë. (21)
Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim.. -
Allahu ju premton edhe plaçkë tjetër, që ende nuk e keni shtënë në dorë. Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për t’jua dhuruar, sepse gjithçka është nën sundimin dhe pronësinë e Tij, aq më shumë që Ai jua ka premtuar ato, dhe premtimi i Tij duhet të shkojë patjetër në vend. Premtimi i Allahut nuk mund të shkelet kurrë, sepse Ai është i Plotë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, siç thotë vetë Ai më pas:Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë