Sureja El-Inshikak (Çarja — الإنشقاق) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




84 El-Inshikak(الإنشقاق), Ajet 25

إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ 25 ٢٥

Por, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të shpërblehen pandërprerë. (25)

Tefsiri

...përveç atyre që besojnë e bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë! -

Ata e besojnë Kur'anin dhe çdo kumt të sjellë nga profetët e Zotit, angazhohen me sinqeritet për të zbatuar çdo porosi të dhënë prej tyre. Këtyre fatlumëve, Zoti u ka premtuar shpërblim të pandërprerë. Ata do të jenë përjetësisht në kënaqësi të pafundme, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush prej njerëzve nuk ka arritur as t’i imagjinojë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë