Sureja El-Inshikak (Çarja — الإنشقاق) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




84 El-Inshikak(الإنشقاق), Ajet 7

فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ 7 ٧

atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e tij të djathtë (7)

Tefsiri
Për sa i përket atij të cilit, libri i vet do t’i jepet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë, dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar. -

Këta janë të lumturit, të shpëtuarit, fatlumët. Këtyre do t’u bëhet një llogari e lehtë. Ata thjesht do të paraqiten para Allahut të Madhëruar. Ai do t’u kujtojë atyre gjynahet që kanë kryer në dynja dhe ata do t’i pranojnë ato. Kur të mendojnë se ndëshkimi i Zotit është i meritueshëm për ta, Ai do t’i thotë secilit prej tyre: “Unë t’i mbulova dhe t’i fsheha gjynahet në dynja, prandaj edhe sot unë do të t’i fsheh dhe mbuloj gjynahet e tua.”. Atëherë, ata do të kthehen te familjet e tyre në Xhenet, të gëzuar, të lumtur dhe të përmalluar. Ata tashmë kanë shpëtuar nga ndëshkimi dhe do të gëzohen përjetësisht mes shpërblimeve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë