Sureja El-A'la (Më i Larti — الأعلى) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




87 El-A'la(الأعلى), Ajet 17

وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ 17 ١٧

por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar). (17)

Tefsiri

...Kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme. -

Ahireti është më i mirë se dynjaja, në çdo këndvështrim. Ahireti është i përjetshëm e i mrekullueshëm, ndërsa dynjaja është vend i përkohshëm. Besimtari, i cili është i ditur dhe i zgjuar, nuk e zgjedh kurrë të keqen dhe të braktisë të mirën, nuk e zgjedh kënaqësinë e përkohshme, kundrejt kënaqësisë së përjetshme. Parapëlqimi i dynjasë kundrejt ahiretit është koka e çdo të keqeje dhe gjynahu.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë