Sureja El-Fexhr (Agimi — الفجر) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




89 El-Fexhr(الفجر), Ajet 19

وَتَأْكُلُونَ التُّرَاثَ أَكْلًا لَمًّا 19 ١٩

kurse trashëgiminë, e hani me lakmi të pangopur, (19)

Tefsiri

Ju e hani trashëgiminë pa ngopje dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar. –

Dashuria e tyre për pasurinë është shumë e fortë, sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera, si: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.”. [El ea’la 16, 17]. Ose: “Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen.”. [Kijame 20, 21].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë