Sureja El-Fexhr (Agimi — الفجر) (Ajet 1)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




89 El-Fexhr(الفجر), Ajet 1

وَالْفَجْرِ 1 ١

Betohem në agimin, (1)

Tefsiri

Betohem për agimin, Për dhjetë netët, Për çiftin dhe për tekun, -

I Madhëruari betohet në agimin, i cili shënon fundin e natës dhe fillimin e ditës, dukuri kjo që tregon për pushtetin e madh dhe gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar, se është Ai i vetmi që administron të gjitha çështjet e krijesave të Tij dhe, si i tillë, askush përveç Tij nuk meriton që ta adhurosh e që t’i nënshtrohesh. Pikërisht në agim është koha e kryerjes së një adhurimi të mrekullueshëm, që me të vërtetë e meriton që Allahu i Madhëruar të betohet për të, e ai është namazi i sabahut. I Madhëruari vijoi me betimin për dhjetë netët, të cilat, sipas mendimit më të saktë, janë dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, ose dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë net dhe ditë të veçanta, në të cilat kryhen adhurime që nuk kryhen në periudha të tjera. Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ndodhet nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, ndërsa në ditët e tij kryhet agjërimi, i cili është njëri nga shtyllat e Islamit. Ndërsa në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes ndodhet Dita e Arafatit, ditë kur Allahu i fal dhe mbulon gjynahet e robërve me një falje të madhe dhe të mrekullueshme, me të cilën dëshpëron Shejtanin e mallkuar. Kurrë nuk është parë Shejtani i mallkuar më i poshtëruar dhe më i pavlerë sesa në ditën e Arafatit, kur mëshira dhe begatitë e Zotit zbresin mbi robërit e Tij njësues. Gjatë këtyre ditëve zhvillohen shumë adhurime të haxhit dhe të umres. Të gjitha ato janë shumë të rëndësishme, aq sa e meritojnë që i Madhëruari të betohet në to.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë