Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 106)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 106

وَآخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ اللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 106 ١٠٦

E ka edhe të tjerë, të cilët shpresojnë urdhërin e Perëndisë, - që ose do t’i dënojë ata, ose do t’ua pranojë pendimin – Dhe Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. (106)

Tefsiri
Ka (edhe)të tjerë, që janë lënë në pritje të urdhërit të Allahut, nëse do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu e di mirë gjendjen e tyre dhe e di ç’bën me ta. -

Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t'i ndëshkojë, ose do t'ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një ftesë për pendim nga kjo rrugë e dënueshme. Pastaj, Ai përsëri u kujton robërve të Tij se është i Gjithëditur e i Urtë. Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e robërve , për motivet dhe qëllimet e tyre. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin e vet dhe i jep hakun që i takon. Nëse urtësia e Tij e kërkon që t'i falë, Ai i fal, duke ua pranuar pendimin. Por nëse e kërkon që të mos u japë sukses për t'u penduar, ashtu bëhet, sepse Allahu është Sunduesi i gjithçkaje dhe vepron gjithçka që dëshiron, sipas urtësisë së Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë