Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنْ تَابُوا وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ ۗ وَنُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
E, nëse ata pendohen, dhe falin namazin e japin zeqatin, (atëherë) për nga besimi janë vëllezër me ju. E, Na ua shpjegojmë argumentet njerëzve që dinë. (11)
Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim. -
Nëse pendohen për shirkun dhe kthehen në besimin e pastër, i cili i nënshtron ata që të falin namazin dhe të japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe dhe si të tillë duhet t’i trajtoni, duke harruar armiqësitë e vjetra të nxitura nga idhujtaria. Duke u bashkuar dhe vëllazëruar, do të jeni adhurues të vërtetë të Allahut. Pasi shtjelloi me imtësi këto dispozita, duke nxjerrë urtësitë dhe rregullat e mrekullueshme të fshehura mes tyre, Allahu i Madhëruar vijon dhe thotë:Kështu i sqarojmë Ne argumentet për njerëzit e ditur. -
Në këtë mënyrë i qartësojmë ajetet dhe ligjet për ata që dinë. Dijetarët janë ata që i kuptojnë siç duhet ajetet dhe ligjet e Zotit. Përmes tyre mësohet Islami dhe sqarohen kuptueshëm dispozitat dhe ligjet e fesë islame. O i Adhuruari ynë, na bëj nga ata që kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe që punojnë me sinqeritet sipas kësaj diturie! Të lutemi të na e dhurosh këtë gjë me mëshirën Tënde, me bujarinë, butësinë dhe mirësinë Tënde!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë