Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا كَانَ لِأَهْلِ الْمَدِينَةِ وَمَنْ حَوْلَهُمْ مِنَ الْأَعْرَابِ أَنْ يَتَخَلَّفُوا عَنْ رَسُولِ اللَّهِ وَلَا يَرْغَبُوا بِأَنْفُسِهِمْ عَنْ نَفْسِهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ لَا يُصِيبُهُمْ ظَمَأٌ وَلَا نَصَبٌ وَلَا مَخْمَصَةٌ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا يَطَئُونَ مَوْطِئًا يَغِيظُ الْكُفَّارَ وَلَا يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَيْلًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمْ بِهِ عَمَلٌ صَالِحٌ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ
Banorët e Medinës dhe beduinët që janë rreth saj, nuk është e drejtë të mungojnë (nga ushtria) pas Pejgamberit të Perëndisë, as të kursejnë jetën e tyre prej jetë së tij, sepse ata që janë në rrugën e Perëndisë – nuk do t’i godas as etja, as lodhja, as uria, e as që do të shkelin në ndonjë vend, që do t’i zemrojë mohuesit, as që do t’i gjejë gjë nga ana e armikut, e që ajo të mos iu shkruhet atyre si vepër e mirë. Me të vërtetë, Perëndia, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin. (120)
Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. -
Ata u treguan bamirës duke nxituar të përmbushnin urdhëresat e Zotit. Ata ishin bamirës duke e përkryer adhurimin ndaj Zotit të tyre, por edhe duke respektuar të drejtat ndaj krijesave të Zotit. Veprat e mira janë produkt i besimit dhe sjellin njëra-tjetrën. E mira i tërheq drejt të mirës, dhe kështu vazhdojnë derisa të arrijnë të mirën e përjetshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë