Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 123)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 123

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قَاتِلُوا الَّذِينَ يَلُونَكُمْ مِنَ الْكُفَّارِ وَلْيَجِدُوا فِيكُمْ غِلْظَةً ۚ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ 123 ١٢٣

O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve, që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, dinie se Perëndia është me ata që ruhen nga mëkatet. (123)

Tefsiri
Pasi i mësoi besimtarët se kush duhet të luftojë e kush përjashtohet nga ky detyrim, i Lartësuari i mëson besimtarët se si duhet ta zhvillojnë xhihadin.

O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët

(agresorë)

që janë pranë jush! Le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj.

- Lufta zhvillohet duke nisur me ata që janë më afër. Allahu udhëzon për ashpërsi në luftën kundër mohuesve agresorë. Ai udhëzon për qëndrueshmëri dhe guxim në luftë. Pastaj i qetëson besimtarët luftëtarë, duke u thënë:

Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit! -

Mësojeni mirë, o besimtarë, se ndihma e Zotit vjen në varësi të devotshmërisë suaj. Bëhuni të devotshëm, atëherë, ashtu siç ju mëson Zoti, në mënyrë që Ai t'ju dhurojë fitoren mbi armiqtë! Ky ajet i përgjithshëm na mëson që lufta të nisë në fillim me mohuesit që janë më afër. Megjithatë, nëse është e dobishme që të fillohet me armiqtë që janë më larg, atëherë ka raste të veçanta përjashtuese. Gjithmonë veprohet sipas urtësisë dhe si të jetë e dobishme për muslimanët, gjë të cilën e gjykojnë udhëheqësit dhe dijetarët e muslimanëve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë