Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 126)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 126

أَوَلَا يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمْ يَذَّكَّرُونَ 126 ١٢٦

Vallë, a nuk shohin ata se çdo vit, një herë ose dy herë vihen në sprovë, e megjithatë, përsëri, as nuk pendohen as nuk këshillohen. (126)

Tefsiri

Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë. -

Ata sprovohen me shumë mënyra: me fatkeqësi e sëmundje, por edhe nëpërmjet urdhëresave hyjnore, që vënë në provë besimin e tyre. Megjithatë, ata përsëri nuk pendohen dhe nuk mendojnë se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq. Ligji i Zotit për të gjithë njerëzit është që, Ai i sprovon me të mira e vështirësi, me urdhëresa dhe ndalesa, në mënyrë që ata të gjejnë rrugën e kthimit tek Ai. Megjithatë, ata as nuk kthehen dhe as nuk reflektojnë. Këto ajete dëshmojnë që besimi shtohet dhe pakësohet. Për këtë arsye, besimtari duhet të kontollojë gjithmonë imanin e tij. Ai duhet të kujdeset që ta rigjallërojë e forcojë besimin përmes diturisë së dobishme, veprave të mira dhe adhurimeve. Besimtari duhet të kujdeset që besimi i tij të jetë gjithmonë në rritje e jo në rënie e plogështi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë