Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 14

قَاتِلُوهُمْ يُعَذِّبْهُمُ اللَّهُ بِأَيْدِيكُمْ وَيُخْزِهِمْ وَيَنْصُرْكُمْ عَلَيْهِمْ وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُؤْمِنِينَ 14 ١٤

Luftoni kundër tyre! Perëndia i dënon ata me duart tuaja, dhe i poshtëron, u ndihmon juve kundër tyre, dhe i shëron zemrat e populli besimtar. (14)

Tefsiri

Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren mbi ta,... -

Allahu do t’i ndëshkojë ata me duart tuaja, duke i vrarë e shfarosur. Ata do të vuajnë ndëshkimin dhe poshtërimin kur të shohin triumfin tuaj, të dhuruar nga Allahu. Ata e meritojnë plotësisht të poshtërohen dhe që të përdoret çdo mënyrë për të arritur këtë qëllim. Dhe, vërtet, Allahu i Madhëruar e bëri realitet premtimin e dhënë Profetit. Ai u dha fitoren besimtarëve. Përmes kësaj fitoreje, Allahu shëroi dhe qetësoi zemrat e besimtarëve:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë