Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيُذْهِبْ غَيْظَ قُلُوبِهِمْ ۗ وَيَتُوبُ اللَّهُ عَلَىٰ مَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
dhe e largon hidhërimin nga zemrat e tyre. Perëndia e pranon pendimin e atij që do. Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. (15)
...të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! -
Zemrat e besimtarëve janë të mbushura me urrejtje e zemërim kundër mohuesve të Zotit, të cilët kalojnë çdo kufi me shkeljen e të gjitha të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, prandaj lufta dhe vrasja e mohuesve i lehtëson dhe shëron zemrat e tyre prej zemërimit e urrejtjes. Luftimi dhe eliminimi i atyre që luftojnë Allahun dhe Profetin e Tij, të cilët përpiqen të shuajnë dritën e Allahut, i gëzon dhe i qetëson besimtarët e vërtetë. Kjo tregon se Allahu i Madhëruar i do besimtarët e Tij dhe kujdeset për ndjenjat dhe qetësimin e shpirtrave të tyre nga zemërimi, urrejtja dhe trishtimi që i rëndon ata, madje ky është një nga qëllimet kryesore të Sheriatit.Allahu ia pranon pendimin atij që do. -
Me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë, Allahu i Madhëruar bën të mundur që një pjesë e mohuesve që kanë luftuar të vërtetën, të pendohen dhe Ai t'ua zgjerojë kraharorin për të pranuar Islamin. Është i Madhëruari që ua zbukuron Islamin dhe besimin e pastër në zemrat e tyre dhe ua bën të urryer dhe të shëmtuar mosbesimin, shfrenimin në kalimin e kufijve dhe mosbindjen ndaj Tij. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë në çështjen se kujt i jep sukses që të hyjë në fenë Islame e kujt jo:Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -
Allahu vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai e di shumë mirë se kush e meriton dhe kush është i gatshëm për t'iu dhuruar imani, prandaj i udhëzon ata, me pushtetin dhe mëshirën e Tij. Ai e di mirë, gjithashtu, edhe se kush nuk e meriton të udhëzohet, por meriton që të mbetet në humbje dhe në shfrenim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë