Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 17

مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَنْ يَعْمُرُوا مَسَاجِدَ اللَّهِ شَاهِدِينَ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ بِالْكُفْرِ ۚ أُولَٰئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ وَفِي النَّارِ هُمْ خَالِدُونَ 17 ١٧

Idhujtarët nuk janë të denjë për mirëmbajtjen e tempujve të Perëndisë, meqë ata vetë pranojnë se janë mohues. Këta janë ata, veprat e të cilëve janë të humbura. Dhe, ata përherë, do të mbeten në skëterrë. (17)

Tefsiri

Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. -

Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata vetë, me veprat dhe gjendjen e tyre, dëshmojnë se janë jobesimtarë. Madje, shumë prej tyre deklarojnë me vetëdije dhe bindje se janë të zhytur në humbje. Atëherë, nëse ata dëshmojnë edhe vetë se janë mohues dhe se u mungon besimi, që është kusht i domosdoshëm për pranimin e adhurimeve dhe përkushtimeve, si mund të pretendojnë të jenë ndërtues dhe kujdestarë të xhamive të Zotit?!

Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr. -

Veprat dhe adhurimet e tyre asgjësohen dhe do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë. Këta nuk mund të jenë kujdestarë dhe frekuentues të faltoreve të Allahut. Ata që meritojnë të ndërtojnë, mbushin dhe gjallërojnë xhamitë, i Madhëruari i përshkruan më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë