Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 21

يُبَشِّرُهُمْ رَبُّهُمْ بِرَحْمَةٍ مِنْهُ وَرِضْوَانٍ وَجَنَّاتٍ لَهُمْ فِيهَا نَعِيمٌ مُقِيمٌ 21 ٢١

Ata do t’i sihariqojë Zoti i tyre me mëshirën e Tij dhe kënaqësinë, si dhe me kopshtie, në të cilat ka dhunti të përhershme për ta; (21)

Tefsiri

Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij

(ndaj tyre)

dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera. -

Duke treguar mirësinë, bujarinë, përkujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për ta, Allahu i Madhëruar i përgëzon këta fatlumë se do t’u dhurojë shumë mëshirë e mirësi nga ana e Tij. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai do t’u largojë çdo të keqe e ligësi prej tyre dhe do t’u dhurojë mirësi e begati të pamatë në dynja dhe në ahiret. Por mirësia mbi të gjitha mirësitë është kënaqësia e Allahut mbi ta. Kjo është kënaqësia më e madhe që do të përjetojnë banorët e Xhenetit. Zoti i tyre do të jetë i kënaqur dhe asnjëherë i zemëruar me ta. Mirësitë e tyre nuk do të mbarojnë kurrë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë