Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَوْ كَانَ عَرَضًا قَرِيبًا وَسَفَرًا قَاصِدًا لَاتَّبَعُوكَ وَلَٰكِنْ بَعُدَتْ عَلَيْهِمُ الشُّقَّةُ ۚ وَسَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ لَوِ اسْتَطَعْنَا لَخَرَجْنَا مَعَكُمْ يُهْلِكُونَ أَنْفُسَهُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
Sikur ajo të ishte një gjë e afërt dhe udhëtimi mesatar, ata do të pasonin ty. Por atyre iu dukë rrugë e largët. Dhe ata do të betohen në Perëndinë: “Sikur të kishim mundur, me siguri do të dilnim bashkë me ju”; dhe kështu ata e shkatërrojnë vetveten, e Perëndia e di se ata janë gënjeshtarë. (42)
Ata do të betohen në Allahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju.” -
Ata do të justifikohen duke nxjerë lloj lloj arsyesh për t’u shfajësuar, madje do të betohen përpara teje për këto çështje. Në të vërtetë, kështu ata shkatërrojnë vetveten:Ata kështu shkatërrojnë veten e tyre. Allahu e di se ata janë gënjeshtarë. -
Duke mos marrë pjesë në luftë dhe duke sjellë lloj lloj justifikimesh, që nuk janë të vërteta, ata thjesht shkatërrojnë vetveten. Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e di se ata janë gënjeshtarë." Këto qortime dhe fjalë të rënda janë në adresë të hipokritëve, të cilët nuk iu përgjigjën kushtrimit të dhënë nga Profeti për të marrë pjesë në luftën e Tebukut. Të gjithë këta nxorrën lloj lloj justifikimesh për të mos marrë pjesë në luftë. Profeti ua pranoi justifikimet pa i hetuar dhe pa u kërkuar shpjegime të hollësishme, që të shihej cili ishte i sinqertë dhe cili ishte shtiracak. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e qorton Profetin e Tij që u nxitua të pranonte justifikimet e tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë