Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَنْ يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ
Nga ti nuk do të kërkojnë leje (të mungojnë), për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. (44)
Ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, nuk kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe me vetet e tyre. -
Besimtarët nuk do të kërkonin kurrë leje që të mos vinin në luftë, qoftë me pasurinë, qoftë me veten e tyre, sepse ata kanë në zemër dëshirën për të mirën dhe për shpërblim nga Allahu. Pikërisht kjo dëshirë e fortë dhe besimi i tyre i sinqertë i bën të kërkojnë me ngulm që të marrin pjesë në xhihad, pa qenë e nevojshme që dikush t’i nxisë për këtë.Allahu i di mirë të devotshmit. -
Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të devotshmit, prandaj ka për t’i shpërblyer ata për çdo gjë të mirë që bëjnë. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se ndër shenjat e të devotshmëve është që ata kurrë nuk kërkojnë leje që t’i bëjnë bisht xhihadit. Përkundrazi, ata që duan t’i shmangen luftës për të lartësuar fjalën e Allahut janë të tjerë njerëz, me cilësi të tjera:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë