Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 50

إِنْ تُصِبْكَ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ ۖ وَإِنْ تُصِبْكَ مُصِيبَةٌ يَقُولُوا قَدْ أَخَذْنَا أَمْرَنَا مِنْ قَبْلُ وَيَتَوَلَّوْا وَهُمْ فَرِحُونَ 50 ٥٠

Nëse të gjen ty ndonjë e mirë, ata hidhërohen, e nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Na, edhe më parë kemi qenë të matur, dhe kthehen te të vetët me gëzim. (50)

Tefsiri
Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar. -

Në këto ajete Allahu i Madhëruar na qartëson se munafikët janë armiqtë dhe urrejtësit më të mëdhenj të fesë dhe besimtarëve të vërtetë. Kur besimtarët sprovohen, ata gëzohen, madje thonë: “Ne jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi marrë vendimin e drejtë, që na shpëtoi nga të tilla sprova dhe dhimbje.” Pas këtyre fjalëve, ata kthejnë shpinën të kënaqur. Ata gëzohen me dhimbjet që heqin besimtarët dhe që vetë “shpëtuan” prej tyre. Por Allahu i Madhëruar na mëson si t'ua kthejmë përgjigjen atyre:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë