Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 56)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 56

وَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ إِنَّهُمْ لَمِنْكُمْ وَمَا هُمْ مِنْكُمْ وَلَٰكِنَّهُمْ قَوْمٌ يَفْرَقُونَ 56 ٥٦

Ata u betohen në Perëndinë se janë në fenë tuaj, por ata nuk janë me ju (prej muslimanëve), por janë popull frigacak. (56)

Tefsiri

Ata betohen në Allahun se vërtet janë me ju, por ata nuk janë me ju. Ata janë frikacakë. -

Me këto betime, ata thjesht tregojnë se janë frikacakë. Ata nuk kanë guxim që të shfaqin qartë pozicionin e tyre. Ata druhen se, nëse kalojnë në anën tuaj, armiqtë do t'u vërsulen nga çdo drejtim. I guximshmi, që ka njëfarë burrërie, e tregon qartë qëndrimin e tij, qoftë për mirë ose për keq. Ndërsa këta janë të trembur, prandaj gjejnë strehim në mashtrime e shtirje. Për të treguar se sa frikacakë të paparë janë, i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë