Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا مَا آتَاهُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَرَسُولُهُ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ
Sikur të kënaqeshin ata, me atë që u ka dhënë Perëndia dhe Pejgamberi i Tij (do t’ishte më mirë për ta), dhe të thonin: “Na mjafton neve Perëndia; Perëndia do të na japë nga mirësitë e Veta, dhe Pejgamberi i Tij. Na, me të vërtetë, vetëm Perëndinë e dëshirojmë”. (59)
edhe i Dërguari i Tij. Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona.” -
Nëse ata do të kënaqeshin me gjykimin e Zotit dhe Profetit dhe me atë pjesë që ishte ndarë për ta, pak apo shumë qoftë ajo, dhe të thoshin: "Na mjafton Allahu dhe jemi të kënaqur me atë që Ai ka përcaktuar për ne”, - dhe nga ana tjetër të shpresonin në bujarinë dhe bamirësinë e Tij, duke thënë: “Do të na furnizojë Allahu me të mirat e Tij, po kështu (do të na japë) edhe i Dërguari i Tij", - do të ishte më mirë për ta. Ata duhet të thonë: "Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona." Ata duhet të shpresojnë me përunjësi nga Allahu çdo gjë që u sjell dobi e mirësi, dhe largimin e çdo të keqeje që i dëmton. Nëse do të vepronin në këtë mënyrë, do të ishin të ruajtur e do të shpëtonin nga hipokrizia. Me dorëzim të plotë tek Allahu dhe shpresë të sinqertë tek Ai, do të udhëzoheshin në besimin e drejtë dhe do të ngriheshin në grada të larta. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon mënyrën e shpërndarjes së zekatit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë