Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 66

لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ ۚ إِنْ نَعْفُ عَنْ طَائِفَةٍ مِنْكُمْ نُعَذِّبْ طَائِفَةً بِأَنَّهُمْ كَانُوا مُجْرِمِينَ 66 ٦٦

Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë. (66)

Tefsiri

Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas besimit tuaj. Nëse i falim disa nga ju, të tjerët do t'i dënojmë, sepse janë keqbërës. -

Ajeti tregon se çdokush që fsheh në gjoks ndjenja dhe sidomos plane e tallje kundër fesë, ta dijë se Allahu i Madhëruar ka për ta turpëruar dhe ka për ta ndëshkuar me më të madhin ndëshkim. Çdokush që tallet me ndonjë gjë prej Librit të Zotit ose traditës së Profetit të Tij, ai është mohues i Allahut të Madhëruar. Por ajetet tregojnë, gjithashtu, se pendimi është i pranueshëm, për çfarëdolloj gjynahu dhe sado i madh qoftë ai.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë