Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ أَحَدٌ مِنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّىٰ يَسْمَعَ كَلَامَ اللَّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْلَمُونَ
Nëse, ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti, mbroje, derisa t’i dëgjojë fjalët e Perëndisë, e pastaj shpëne në vend të sigurt të tij. Kjo është për atë (shkak), meqë janë popull që nuk dijnë. (6)
Kështu vepro, sepse ata janë njerëz që nuk dinë! -
Këta janë urdhrat e Allahut të Madhërishëm, i Cili është i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm. Ai na urdhëron kështu, sepse mohuesit janë njerëz që nuk dinë, dhe ndoshta mohimi i tyre vjen për shkak të paditurisë dhe paqartësive të tyre. Nëse ata përjetojnë dhe shohin nga afër Islamin dhe besimtarët, ata pa dyshim do ta zgjedhin dhe pranojnë këtë fe për veten e tyre. Kjo është arsyeja që Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij - dhe nëpërmjet Tij, të gjithë umetin, - që ta strehojnë dhe mbrojnë këdo që kërkon të dëgjojë fjalën e Allahut. Ky ajet është një argument i qartë dhe i kthjellët që tregon se Kur'ani është fjala Allahut dhe se ai nuk është i krijuar. Është vetë Allahu që ka folur me këtë Kur'an, dhe Ai e prezanton atë si një atribut të Tij, duke thënë: “Kelâmull-llâh” - “Fjala e Allahut”, pra, Fjala të cilën Ai e ka folur. Kështu ne besojmë se Kur'ani nuk është i krijuar, por është atribut i Allahut, pra, është Fjalë e Allahut, ndryshe nga çfarë thonë mu'tezilitë, që pretendojnë se Kur'ani është i krijuar. Argumentet që tregojnë se Kur'ani është Fjala e Allahut janë të shumta, por nuk është ky vendi i përmendjes së tyre në mënyrë shteruese.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë